“Bechtel Enka” nuk e nis autostradën drejt Shkupit

Kompania e njohur turko-amerikane “Bechtel Enka”, e cila ka bërë nënshkrimin e Kontratës 600 milionëshe për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, nuk i kanë filluar ende punimet. 

Lajme

31/07/2014 10:18

 Siç bën të ditur e përditshmja “Kosova Sot” në botimin e saj të sotëm zyrtarët e Kompanisë “Bechtel Enka” kanë vendosur të mos i nisin punimet për “Rrugën 6”, të njohur si autostrada Prishtinë – Shkup.

Shkaku pse kjo Kompani ka marrë këtë vendim është frika e këtij koncerni nëse dhe sa është valide kontrata me Qeverinë në detyrë.

“Investitorët nuk po ndihen të sigurt për të filluar punimet në autostradë, ata po ndihen të frikësuar nga përbërja e re e Qeverisë, e cila mund të shkëpusë kontratën”, ka thënë burimi i kësaj gazete, e cila megjithatë nuk ka arritur të marr një përgjigje zyrtare nga kompania kontraktuese dhe as nga Ministria e Infrastrukturës.