Bebe Rexhës ëndrra iu bë realitet, në vitin 2019 premton shumë befasi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha së fundmi ka pozuar për kopertinën e 'Billboard'.

ShowBiz

14/12/2018 08:23

Bebe së bashku me grupin e njohur muzikor Florida Georgia Line kanë zënë kopertinën e ‘Billboard’ për vitin  2018, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar fotografinë në Instagram teksa shfaqet me plot stil. “Ëndrra u bë realitet!! 2019 jam duke ardhur edhe më fuqishëm si asnjëherë më parë”, janë fjalët e saj.

Në publikimet e sukseseve të këtij viti, Rexha doli të jetë njëra nga artistet më të dëgjuara sipas platformës muzikore, Spotify. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrVXMpCnPOw/