Bebe Rexha zbulon një pjesë të këngës së re dedikuar femrave që e inspiruan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nuk ndalet së realizuari projekte të reja muzikore.

ShowBiz

19/10/2018 17:17

Bebe Rexha ka zbuluar një pjesë të këngës së re, të cilën ia dedikon femrave që e inspiruan atë, shkruan lajmi.net.

“You Can’t Stop The Girl” ka titullin kënga e re, një pjesë të së cilës, ajo e ka kënduar në një video për ndjekësit në Instagram.

“E kam shkruar këtë këngë me shoqet e mija për Christine Brasley Ford, Serena Williams dhe të gjitha gratë që më inspiruan mua. A duhet ta incizojë me të vërtetë?”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Im a Mess”, ndërsa po punon rreth projekteve të reja. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpHnMFflMoH/?hl=en&taken-by=beberexha