Bebe Rexha zbulon këngën që e bëri për Rihannën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha njihet edhe si tekstshkruese.

ShowBiz

05/06/2018 19:34

Ajo ka bërë këngë të suksesshme për veten, por edhe hite të shumta pë David Guettën, Selena Gomezin e Eminem, shkruan lajmi net.

Ajo në një intervistë për “Official Charts”, foli për shumë nga këngëtarët dhe për politikat në fushën e muzikës.

Bebe dha shembullin e “The Middle” të Zedd, të cilën e kanë provuar 12 këngëtare, mes tyre dhe vetë ajo, derisa u caktua se do të performohej nga Maren Morris.

Bebe zbuloi se këngën “Under You” e kishte shkruar fillimisht për Rihannan, por që pesë vjet më vonë u publikua nga Nick Jonas.
“Mbaj mend se realizova “Under You” për Rihannan, por e vlerësuan në nota shumë të ulëta për të dhe ia kalova Usher që ta rregullonte. Pas një viti, ai vendosi mos ta pranonte, sepse nuk kishte ndër mend të bënte muzikë të re, kështu që iu kalua Nick Jonas, që e bëri pjesë të albumit të tij”.

Bebe po përgatitet për të publikuar albumin “Expectations”, më 22 qershor, ku përfshihet dhe suksesi global “Meant To Be”, si dhe bashkëpunime të shumta./Lajmi.net/

YouTube player