Bebe Rexha uron Ilir Metën për postin e presidentit (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen President i Shqipërisë.

ShowBiz

28/04/2017 23:37

Ilir Meta ka marrë këtë post pas Bujar Nishanit, e duket se kjo gjë e ka gëzuar edhe këngëtaren e njohur, shkruan lajmi.net.

Në Snapchat, Bebe ka publikuar një foto të Ilirit me bashkëshorten e saj Monika, duke i uruar që të dy për këtë ditë të veçantë për ta.

“Urime Ilir dhe Monika” janë fjalët e Bebes në Snapchat. /Lajmi.net/