Bebe Rexha sonte e ftuar te Jimmy Fallon

Bebe Rexha është një nga artistet shqiptare që çdo ditë numëron arritje të reja në karrierën e saj si këngëtare.

ShowBiz

25/06/2018 15:39

Ajo ka lansuar të premtën albumin e ri, ndërsa këto ditë po bën promovimin e këngëve të këtij albumi, shkruan lajmi.net.

Bebe ka njoftuar se sonte (e hënë) do të jetë e ftuar tek Jimmy Fallon, ku edhe do ta këndojë live këngën e fundit “Im a mess”.

“I’m a mess tek Jimmy Fallon, nesër në NBC”, ka shkruar ajo në njoftimin që bëri përmes rrjeteve sociale.

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja nuk është ndjerë mirë me shëndet, por nuk ka anuluar koncertet për shkak të dashnisë që ka për fansat e saj. /Lajmi.net/