Bebe Rexha sjell versionin akustik të “Say My Name”

Bebe Rexha nuk ndales së punuari rreth projekteve të reja muzikore.

ShowBiz

16/12/2018 08:14

Bebe Rexha ka sjellë versionin e ri të këngës “Say My Name”, kësaj radhe në versionin akustik, shkruan lajmi.net.

Versioni origjinal i kësaj kënge u publikua gjatë muajit nëntor, në duet me David Guettan dhe J Balvin.

Kënga “Say My Name” në versioni e parë ka marrë mbi 83 milionë klikime në kanalin YoutTube dhe vazhdon të qëndrojë në krye të tabelave muzikore.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Say My Name” në versionin akustik. /Lajmi.net/

YouTube player