Bebe Rexha publikon një video, në këtë formë përshëndet “hejterat”

Është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

23/05/2018 19:07

Dhe tani, Bebe Rexha është mjaft e angazhuar në koncerte të ndryshme gjersa ka paralajmëruar edhe albumin e ri “Expectations”, shkruan lajmi net.

Në rrjetet sociale është mjaft aktive ku ndiqet nga hiq më pak se 4 milionë ndjekës, prej të cilëve pranon komente të llojllojshme.

Para pak minutash ajo ka publikuar një video me fustan të zi në Instagram, e cila përshëndet “hejterat”.

“Përshëndetje për të gjithë hejterat e mi”, ka shkruar ajo bashkangjitur videos.

Ndryshe, Rita Ora, Charli XCX, Cardi B dhe Bebe Rexha së fundmi kanë publikuar projektin e ri “Girls”. /Lajmi.net/

YouTube player

Hi to all my haters.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on