Bebe Rexha performon në “American Music Awards” – Lajmi.net
Bebe Rexha performon në “American Music Awards”
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 8:46, 14 November 2017
Pas suksesit që treguan Dua Lipa dhe Rita Ora në MTV Europe Music Awards, edhe një tjetër shqiptare paralajmëron pjesëmarrjen në një event prestigjioz.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha e cila tash e sa ditë ka ndërprerë të gjitha angazhimet në muzikë si shkak i probleme me zërin, shkruan lajmi.net.

Por,  ajo ka bërë përjashtim për të performuar në ‘American Music Awards’, ku përmes rrjeteve sociale ajo ka konfirmuar pjesëmarrjen në atë event.

Ceremonia e “American Music Awards” do të mbahet më 19 nëntor, kurse këngëtarja Bebe Rexha do të jetë e ftuar për të performuar projektin e saj të fundit “Meant to be” bashkë me Florida Georgina Line.

Kujtojmë që të dielën, Rita Ora na bëri të gjithëve krenar me paraqitjen e saj si nikoqire e “MTV EMA”, Dua Lipa fitoi çmimin “Artistja më e mirë e re”, ndërsa edhe një tjetër shqiptar Ermal Meta fitoi çmimin kënga më e mirë italiane. /Lajmi.net/

 

 

 

Fjalët kyçe: AMA, Bebe Rexha

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball