Bebe Rexha për herë të parë në top-pesëshen e “Billboard Hot 100”

Këngëtarja Bebe Rexha vazhdon të ngritet në pozitë në top-listat amerikane.

ShowBiz

13/03/2018 08:41

Përmes rrjeteve sociale, Bebe ka bërë të ditur që për herë të parë është renditur e pesta në “Billboard Hot 100”, shkruan lajmi.net.

Kënga me të cilën ylli botëror po kryeson në këtë top-listë është “Meant to be”, projekt ky në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

E publikuar në tetor të vitit 2017, “Meant to be” deri tani ka marrë mbi 254 milionë klikime në kanalin YouTube dhe sukseset e saj nuk po ndalen.

Paraqitja e fundit publike e Bebe Rexhës ishte në “iHeartRadio”, ku ndau çmimin e parë bashkë me Rita Orën. /Lajmi.net/

NO FUCKIN WAYYYYYYY @billboard

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on