Bebe Rexha ka një mesazh për kreatorët që refuzuan ta veshnin në “Grammy Awards”

Bebe u ndie keq kur e refuzuan ta veshnin në "Grammy Awards" ndërsa sot ka një mesazh për kreatorët.

ShowBiz

11/02/2019 22:56

Këngëtarja Bebe Rexha ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në ‘Grammy Awards’ ani pse disa prej kreatorëve kishin refuzuar ta veshinin pasi sipas tyre ajo kishte përmasa të mëdha, shkruan lajmi.net.

Ky fakt e ka mërzitur Beben e cila më pas ka shpërthyer me reagim.

“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”, ishte shprehur këngëtatrja.

Pas këtij reagimi shumë dizajnerë të tjerë – në mesin e të cilëve edhe August Getty, Tanya Taylor e Christian Siriano – u shprehën të gatshëm që ta vishnin këngëtaren.

Ndërsa në ngjarjen e madhe të ‘Grammy’ ajo tha se është ndier si një princeshë dhe dha një mesazh të prerë për kreatorët që refuzuan ta veshnin.

“Do të dëshironit ta kishit veshur prapanicën time të trashë!”, kishte thënë shkurt Bebe./Lajmi.net/

E refuzojnë kreatorët, Bebe Rexha ‘shpërthen’ me kritika