Bebe Rexha i del në mbrojtje Demi Lovatos

Bebe Rexha ka mbrojtur Demi Lovaton nga sulmet që po i bëhen.

ShowBiz

04/02/2019 15:42

Demi Lovato ka pak kohë që është rehabilituar nga varësia e drogës dhe alkoolit, shkruan lajmi.net.

Pas komenteve negative që ka pranuar Demi, ka reaguar Bebe Rexha përmes një statusi në Twitter.

“Për të gjithë ata persona që flasin keq për Demin, ju jeni neveritës. Është gjë e ultë që të sulmohet dikush që ka pasur dhe i ka zgjidh probleme mendore dhe me drogë”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që Demi Lovato pas rehabilitimit i është kthyer punës rreth projekteve të reja muzikore. /Lajmi.net/