Bebe Rexha dhe Rita Ora bëjnë shqiponjën në “VMA”

U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA 2018”.

ShowBiz

21/08/2018 09:57

Në mesin e emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës ishin edhe dy shqiptaret, Rita Ora dhe Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.

Me të arritur në vendin ku u mbajt eventi,  Bebe dhe Rita pozuan pranë fotografëve të medieve më prestigjioze në botë.

Bebe Rexha në një moment thotë “Jemi shqiptaret e para në Video Music Awards”.

Ndërsa, pas kësaj që të dyja bëjnë simbolin e shqiponjës mes brohoritjeve të të pranishmëve afër tyre.

Kujtojmë që ishte paraparë që e pranishme në këtë ngjarje të jetë edhe Dua Lipa, por këngëtarja ka nisur pushimet në Ibiza të Spanjës me rastin e festimit të ditëlindjes. /Lajmi.net/