Bebe Rexha dëgjon këtë këngë të Adelina Berishës

Emri i saj është shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

17/11/2018 14:19

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Berisha shquhet për zërin e mrekullueshëm e padyshim se edhe për projektet që sjell, shkruan lajmi.net.

Që nga fillimi i karrierës ka rrëmbyer zemrat e publikut, me ç’rast ka mbledhur një numër të madh të fansave.

Projektet e saj tashmë po dëgjohen edhe nga artistë me famë botërore, siç është Bebe Rexha.

Këngëtarja Rexha publikoi një video në Instagram e cila shfaqet nën shoqërimin e miqve të saj teksa dëgjojnë dhe kërcejnë me këngën e Adelina Berishës, “Diçka ma shumë”.

Nga ana tjetër, Berisha është goxha aktive edhe në projekte muzikore, e fundit këngë e lansuar nga ajo është “Lema”, në bashkëpunim me Blastën. /Lajmi.net/

YouTube player