Bebe Rexha argëtohet me këto këngë shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha vazhdon të tregojë dashurinë që ka ndaj shqiptarëve.

ShowBiz

17/11/2018 08:37

Ajo është përkrahëse e madhe e artistëve shqiptarë e që së fundmi po dëgjon edhe projektet e tyre, shkruan lajmi.net.

Para disa ditëve, Rexha publikoi një video në InstaStory teksa kërcente dhe këndonte me këngën e Encës dhe të Noizyt “Bow Down”.

Kurse tani, në Instagram ka mbushur storiet me disa këngë të tjera shqipe si “Bomba” e këngëtarit, Sinan Hoxha dhe “Valle Kosovare”, e Shpat Kasapit.

Ajo shihet nën shoqërimin e disa miqve të saj, të cilët kërcejnë së bashku. Për më shumë shikojeni profilin e Bebe Rexhës. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player