Bebe Rexha argëtohet me këngë shqipe gjatë fundjavës

Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

17/09/2018 10:01

Këngëtarja ndan me ndjekësit pjesë nga përditshmëria e saj, madje me krenari para 6 milionë ndjekësve të saj tregon se është shqiptare, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, ajo është argëtuar bashkë me vëllain dhe shoqërinë në ambientet e shtëpisë së saj.

Në një prej videove, Bebe Rexha filmon vëllain duke kërcyer me valle shqipe, derisa dëgjohet duke brohoritur.

“Im a Mess” titullohet kënga e fundit nga Bebe Rexha, këngë e cila vazhdon të kryesojë listat. /Lajmi.net/