Beatrix Ramosaj qan në emision për ish të dashurin: Ishte i pari (Foto)

Ndarjet janë të vështira, veçanërisht për natyrat e ndjeshme si ajo. Këngëtarja e njohur shqiptare na ka treguar se ende vuan për dashurinë e humbur dhe e ka përjetuar keq këtë fakt.

ShowBiz

28/03/2017 18:42

Gjatë një rrëfimi në “INTV”, ajo është shprehur se ishte dashuria e parë dhe me sa duket kjo ia ka lënduar zemrën. E pyetur për ish të dashurin Elvi, Beatrix është shprehur mes lotëve se lidhja me të ishte një periudhë shumë e bukur e jetës së saj, që do ta kujtojë gjithmonë.

“Lidhja ka pasur rëndësinë dhe bukurinë e saj, jetoi aq sa duhej të jetonte. Në zemrën time do të mbetet gjithmonë e bukur siç ka qenë. Është diçka që ka kaluar, çdo femër i kalon këto përvoja”,- ka thënë Beatrix.

E pyetur nëse është zhgënjyer nga kjo histori, këngëtarja është përgjigjur mes lotëve, – “Duke qenë se ka qenë dashuria ime e parë… Më falni, se emocionohem kur flas për dashurinë. Jam rritur me shumë dashuri dhe i kam përjetuar gjithmonë këto filmat me princesha…”.

Për shkak se nuk arrinte të përballonte emocionet, Beatrix ka kërkuar që të ndërrohet temë bisede, megjithatë ka vazhduar të tregojë se, “Për mua ishte hera e parë, ndaj kisha shumë dëshirë ta përjetoja bashkë me publikun. Ishte diçka që erdhi natyrshëm. Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra. Nuk pendohem fare. Kam kujtime shumë të bukura, ajo performancë do të mbetet tërë jetën”.

Më tej artistja ka shpjeguar se pavarësisht të gjithave, nuk do të ketë më kthim pas. “Nuk ka më kthim. Është diçka që ka mbaruar, nuk kthehet më. Besoj se kjo do të jetë hera e fundit që do ta diskutoj më nëpër intervista, sepse është diskutuar shumë. Është diçka personale e imja”, përfundoi ajo.