Beatrix Ramosaj me projekt të ri

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka filluar punën për projektin e saj më të ri.

ShowBiz

17/06/2015 12:00

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet duke bërë incizimin e këngës së re në studio.

“Workin on a new song”, është mbishkrimi që ka lënë këngëtarja në foto duke paralajmëruar projektin e ri,transmeton lajmi.net

Kujtojmë se Beatrix Ramosaj me këngën e fundit “Dhoma 609”,arriti të fitojë dy çmime në festivalin “Top Fest”,”Best Female” dhe çmimin nga Top Albania Radio.(lajmi.net)

11638127_10205246667019250_177064005_n