Beatrix Ramosaj fituese e natës së dytë të “YFSF 2” (Video)

Tashmë “Your Face Sounds Familiar” prej dy javësh ka ndezur motorrat edicionit të dytë pas suksesit së edicionit të parë.

ShowBiz

27/02/2017 23:54

Edhe këtë mbrëmje të dytë të këtij edicioni nuk kanë munguar të qeshurat por edhe interpretimet të cilat na kanë treguar se sa të aftë janë personazhet shqiptarë midis tyre këngëtarë për të imituar kolegët e tyre por edhe artistët ndërkombëtarë.

Mbrëmja e dytë u arrit të fitohej nga artistja simpatike Beatrix Ramosaj.

Por, ajo që bëri bujë të madhe ishte deklarata e Albërie Hadërgjonajt, e cila u kritikuar shumë veshjen në natën e parë të këtij edicioni.

Këngëtarja ka pohuar se “Nuk jam kompleksuar…. Unë karrierën time e kam ndërtuar mbi talentin në muzikë dhe jo mbi skandale. Vetëm vazhdoni flisni sa të doni, sepse më ndihmoni eci gjithnjë e më përpara. Gjoksin e kam të bukur dhe do ta nxjerr sa herë të mundem…!”, përfundoi Albëria duke u kthyer nga Çani. /Telegrafi/

Beatrix Ramosaj vs Rihanna

Flaka Krelani si Christina Aguilera

Shpat Kasapi si Bujar Qamili

Valon Shehu si Frank Sinatra

Arinda Gjoni vs Nicole Scherzinger