Beatrix Ramosaj do na lë gojë hapur!

Këngëtarja e johur Beatrix Ramosaj zotohet se ajo do të bëjë një paraqitje bombastike në skenën e finales së festivalit Top Fest.

ShowBiz

27/05/2015 13:00

Beatrix Ramosaj bëri një paraqitje senzuale më herët gjatë festivalit, por gjatë një interviste për Balkan Web ka thënë se paraqitja në finalen e 31 majit do të jetë diçka që nuk është parë në skenat shqiptare.

“Në finale do të sjell diçka që nuk është provuar më parë në skenat shqiptare. Në të gjitha kuptimet do të jetë një risi që do t’i lërë të gjithë me gojë hapur”, ka thënë fillimisht Beatrix.

“Do të ketë diçka shumë hot, bashkë me trupën e baletit, dhe mbyllja e këngës do të kulmojë me një bombë të vërtetë. E gjitha kjo bëhet në përputhje me këngën time, e cila është vetë një këngë shumë seksuale”.

“Kësaj radhe performanca do të jetë sensuale dhe shumë provokuese. Së bashku me balerinat kemi menduar që të bëjmë diçka ndryshe. Do të ekspozojmë të pasmet, jo vetëm unë dhe trupa e baletit. Besoj se pjesë e kësaj do të bëhet edhe publiku në sallë”, ka shtuar ajo. transmeton lajmi.net