Beafson anëtari i “Honda”: Fituam falë Marquez, “Ducati” superior krahasuar me ne

Marc Marquez është shpallur kampion bote për herë të shtatë në karrierën e tij.

Sport

22/10/2018 23:39

Spanjolli triumfoi në garat në Japoni, triumf ky i pesti në Moto GP, transmeton lajmi.net.

Pas këtij triumfi, deklaratë befasuese erdhi nga skuadra e “Honda”.

Ata kanë thënë se triumfi erdhi falë aftësive individuale të spanjollit, pasi sipas tyre, “Ducati” janë superiorë krahasuar me “Hondën”.

Kryesori i mekanikës në ekipin e Marquez është shprehur:

“Për fatin e mirë nuk është si në Formula 1 ku gjithçka varët nga makina. Këtu diferenca bëhet nga piloti dhe Marc bëri diferencën” ishin fjalët e Hernandez.

“Është e vërtetë se Ducati, që nga gjysmë sezoni, është një hap para nesh dhe kjo na ka kushtuar në raste. Nuk është vërejtur nga pikët, mirëpo ata që kuptojnë garat e kuptojnë se Ducati janë një hap para” ka përfunduar Santi.

Marc Marquez fitoi tetë gara për tu shpallur kampion bote për të shtatën herë. /Lajmi.net/