BE uron formimin e institucioneve të reja

Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë kanë mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.  

Lajme

09/12/2014 13:44

Në një komunikatë të përbashkët ata kanë uruar kryeministrin e sapozgjedhur, Isa Mustafën për përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

 “Para Kosovës paraqiten shumë sfida, nga bërja e reformave politike dhe ekonomike, deri te bërja prioritet e zhvillimit socio-ekonomik dhe punësimit, nga ripërtrirja e përkushtimit ndaj dialogut me Beogradin, deri te vendosja e theksit në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe rritje të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit, bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe krijimin e gjykatës speciale.

Qytetarët e Kosovës, si dhe komuniteti ndërkombëtar, presin që institucionet e sapo formuara t’iu qasen këtyre sfidave me energji, përkushtim dhe vendosmëri. Të gjitha këto prioritete janë qenësore për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj evropiane. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë të gatshme për të mbështetur Kuvendin dhe qeverinë në punën e tyre”, thuhet në deklaratë.