BE, takim urgjent për Francën

Luksemburgu, i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ka thirrur një takim urgjent të ministrave të drejtësisë më 20 nëntor.

Bota

15/11/2015 15:15

Takimi është thirrur me kërkesë të Francës, pas sulmeve terroriste në Paris.

“E përballur me barbarizëm dhe terrorizëm, Evropa qëndron e bashkuar me Francën”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të Luksemburgut, shkruan rel.

Nga sulmet në Paris kanë humbur jetën së paku 129 persona, ndërsa mbi 350 janë plagosur.