BE: Situata në Krime nuk krahasohet me Kosovën

BE thotë se situata në Krime nuk ka asgjë të ngjashme me situatën që ishte në Kosovë. Me këtë, zyrtarë të BE’së kanë kundërshtuar pohimet e zyrtarëve rusë të cilët pretendonin se Krimesë i duhet i njëjti trajtim sikurse Kosovës.

Bota

07/03/2014 14:42

Bashkimi Europian ka dalë edhe zyrtarisht me një qëndrim i cili kundërshton deklarimet se rasti i Gadishullit ukrainas të Krimes, është rast i njëjtë me Kosovën.

Zëdhënësi i BE’së Alejandro Munoz, u ka thënë gazetarëve në Bruksel se situata në Krime nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës.

Kjo deklaratë e tij, vije në kohën kur zyrtar të lartë të Moskës së bashku me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, e kanë krahasuar situatën në Krime me atë të Kosovës.

Mirëpo, Munoz tha se nuk mund të jetë i njëjtë ndërhyrja e NATO’së në Kosovë me atë të ushtrisë ruse.

“Nuk ka asgjë të përbashkët në mes të Krimesë dhe Kosovës”.

Ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte thënë se populli rusë në Krime ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e tyre, ashtu siç kishte bërë populli i Kosovës.