BE sanksionon 16 sirianëve për sulme me armë kimike – Lajmi.net
BE sanksionon 16 sirianëve për sulme me armë kimike
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:05, 17 July 2017
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj 16 sirianëve të tjerë për rolin e dyshuar në sulmet me armë kimike kundër civilëve.

Tetë nga 16 individët janë zyrtarë të lartë ushtarakë, ndërsa të tjerët janë shkencëtarë të përfshirë në përhapjen e armëve kimike, thanë zyrtarë të BE-së.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit në 28 vendet e bllokut dhe tani aplikohen për 255 njerëz, për të cilët BE thotë se janë përgjegjës për “shtypje të dhunshme të popullsisë civile në Siri”.

Përveç individëve, edhe 67 subjekte siriane janë goditur me ngrirje asetesh.

Të gjitha masat kufizuese të BE-së kundër Sirisë aktualisht janë në fuqi deri më 1 qershor, 2018.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2