BE raporton të martën

Shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE’së, Roberto Gualtieri, i vlerëson zgjedhjet si një hap shumë të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë. Thotë se raportin për zgjedhje do ta publikojnë të martën.

Lajme

03/11/2013 16:03

Shefi i Misionit të Vëzhguesve të Bashkimit Europian, Roberto Gualtieri, ka thënë se raporti për procesin zgjedhor do ta publikojnë të martën.

Gualtieri, pas vizitës që i bëri një vendvotimi në Veri të Mitrovicës, e ka cilësuar këtë si një ditë shumë të rëndësishme dhe ka thënë se ndjehet i kënaqur që Misioni i BE’së ka mundësinë që të vëzhgojë zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës.

“Ne jemi duke i grumbulluar të gjitha informacionet, në mënyrë që vlerësimi ynë të jetë shumë objektiv. Shpresojmë që prezenca jonë këtu do të japë një kontribut për të nxitur një proces fer e transparent. Gjithashtu shpresojmë se do të ndikojë në inkurajimin e popullatës këtu që të marrin pjesë në zgjedhje”.