BE pret që MSA të ketë ndikim pozitiv te të drejtat e konsumatorëve në Kosovë (Foto/ Video)

Tregu i brendshëm dhe mbrojtja e konsumatorit, janë dy prioritet që duhet t’i ketë Kosova, madje, e ka obligim që përmes institucioneve ta informojnë, arsimojnë dhe edukojnë konsumatorin, që të jetë partner i shtetit.

Lajme

15/03/2016 12:26

Kështu u tha në tryezën “Të drejtat e konsumatorëve të praktikë”, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në ditën ndërkombëtare të Konsumatorit, 15 mars.

U ritheksua se konsumatorët para se të blejnë duhet të kontrollojnë. Në veçanti,  deklarimi i çmimit, afati i skadimit, garancioni dhe deklarimi i mallit dhe peshës duhet shikuar gjithmonë, raporton lajmi.net

Zyrtarët e BE-së në Kosovë thanë se konsumatorët në Kosovë i dinë të drejtat e tyre, por kanë shpresa që do të bëhet edhe më shumë nga institucionet në këtë drejtim.

Libor Chlad

Libor Chlad, zëvendëskryesues për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së ka thënë se është e drejtë e konsumatorit në Kosovë t’i kenë informatat për produktet dhe shërbimet në të cilat kanë qasje.

Chlad shtoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit, Kosova është përkushtuar që ta përputh legjislacionin dhe ta zbatojë atë me efektivitet, raporton lajmi.net

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë të drejtat e konsumatorit sepse ata na ndihmojmë të kuptojmë gabimet tona. Por, edhe më e rëndësishme është stabilizimi i asociacionit që ne presim të zbatohet muajin e ardhshëm dhe gjithashtu presim që kjo marrëveshje të ketë impakt pozitiv tek të drejtat e konsumatorëve në Kosovë”, tha ai, raporton lajmi.net

Ndërsa Vitmor Fister, ka folur për rëndësinë e MSA-së për mbrojtjen e konsumatori në Kosovë, e që është zëvendës i udhëheqësit të ekipit, projekti “Lëvizja e Lirë e Mallrave”.

Ai tha se me nënshkrimin e MSA-së Kosova shumë shpejt ka shkuar tutje me rastin e ratifikimit të kësaj marrëveshje brenda 5 ditëve në Kuvend, raporton lajmi.net

Fister theksoi se sa i përket fushës së mbrojtjes të konsumatorëve prioritet i parë është tregu i brendshëm dhe mbrojtja e konsumatorit.

Selatin Kaçaniku

Ndërsa, Selatin Kaçaniku nga organizata për mbrojtjen e konsumatorit “Konsumatori” ka thënë se në Kosovë ka ende import të pakontrolluar, por sipas tij, duhet bërë sa më shumë që mundet secili institucion.

Ai tha se importi duhet të bëhen me analiza paraprake laboratorike.

“Kemi çmime që ndryshojnë në arke në dhe raft, ka çmime që ndryshojnë edhe në peshë, nga paketime, e kështu manipulohet konsumatori”, tha ai.

Dita ndërkombëtare e Konsumatorit, 15 mars, këtë vit në botë i kushtohet largimit të antibiotikëve nga ushqimi, ndërsa në Kosovë i kushtohet sigurisë së ushqimit.

Ndryshe, MTI-ja përmes departamentit për mbrojtjen e konsumatori, mundëson edhe një numër ku mund të telefonohet pa pagesë, në rast të ankesave nga ana e konsumatorëve, ku më pas shqyrtohen rastet dhe mund të merren masa, 0800 11 000./ Lajmi.net

YouTube player

"Te drejtat e konsumatorit ne praktikë