BE: Nuk ekziston mundësia e përjashtimit të Greqisë nga Shengeni

Presidenca e Këshillit të BE-së përjashtoi sot hipotezën e një përjashtimi të Greqisë nga hapësira Shengen për shkak të vështirësive të saj përballë fluksit të migrantëve, në përfundim të një mbledhje të ministrave të Brendshëm në Bruksel.

Bota

04/12/2015 22:26

“Zgjidhja ndaj krizës migratore kalon nëpërmjet një aplikimi më të shpejtë të planit të rivendosjes, që parashikon shpërndarjen e refugjatëve në BE”, insistoi ministri luksemburgas i Imigracionit, Jean Asselborn, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Këshillit.

“Nuk është juridikisht e mundur të përjashtohet një shtet nga zona Schengen”, tha Asselborn, duke aluduar për një skenar të një përjashtimi të mundshëm të Greqisë nga kjo zonë e qarkullimit të lirë./Kp