BE “ndjek situatën”

Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian Catherine Ashton, ka thënë se Brukseli është në kontakt me të dyja palët.

Lajme

03/10/2013 08:15

Në selinë e Bashkimit Europian nuk kanë dashur ta komentojnë mundësinë e tërheqjes së Kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic nga dialogu Prishtinë- Beograd për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar zyrtarët shtetërorë serbë të hyjnë në Kosovë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

“Po ndjekim situatën dhe jemi në kontakt me të dyja palët”, ka thënë për mediat serbe Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian Catherine Ashton.

Ndërsa zyrtarë të Komisionit Europian kanë thënë se nuk janë të njoftuar ende zyrtarisht rreth vendimit të Dacicit.