BE ndan 2.5 milionë euro për MTI-në që të rrisë investimet e huaja direkte

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), marrëveshje e cila ndihmon në rritjen e investimeve të huaja direkte

Lajme

20/11/2018 12:43

Kjo është në përputhje me zotimet e bëra nga Kosova për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në 2017 ishin pajtuar të krijojnë një Zonë Ekonomike Rajonale (ZER) për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, investimeve dhe punëtorëve profesional, raportoton EO.

IFC me kontributin financiar nga Komisioni Evropian, do të mbështes Kosovën në implementimin e reformave kryesore të lidhura me politikat e investimeve të domosdoshme për ZER.

Shala tha ky projekt do të adresoj të gjitha fazat e ciklit jetësor të një investimi, që nga përmirësimi i procedurave për hyrjen dhe kryerjen e investimeve si dhe përforcimi i politikave për mbajtjen e investimeve deri tek avancimi i punës në promovim dhe tërheqje të investimeve.

Zv.shefi  i zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, tha se BE-ja është investitori më i madh ne Kosovë dhe se ky projekt do financohet nga BE-ja me 2.5 milionë euro.