lajmi.net

BE me 100 vëzhgues për zgjedhje

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të vëzhgohen nga më shumë se 100 vëzhgues të BE’së. Javën e ardhshme do vijnë vëzhguesit e parë. KQZ ka nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me Zyrën e BE’së në Kosovë dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajme

25/09/2013 15:19

Që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të zhvillohen në mënyrë sa më transparente, ato do vëzhgohen nga vëzhgues të BE’së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me Zyrën e BE’së në Kosovë si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nënshkrimi i këtyre memorandumeve është bërë me ftesën e Presidentes së Kosovës, me ftesën e Qeverisë, Kuvendit si dhe KQZ’së.

“Zyra e BE’së ka pranuar këtë ftesë me kënaqësi, kështu që ne do të kemi për herë të parë vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale, edhe pse BE nuk monitoron-vëzhgon zgjedhjet lokale”

“Shpresoj që gjatë këtyre vëzhgimeve nuk do të ketë çka të vëzhgohet dhe raporti që do të shkojë nga Kosova në ditën e zgjedhjeve do të jetë pozitiv”.

Kryesuesi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar, u shpreh se nënshkrimi i këtij memorandumi është i rëndësishëm, pasi që BE për herë të parë do vëzhgojë zgjedhje lokale. Ai ftoi vëzhguesit që të inkurajojnë qytetarët ne veri të vendit që të dalin në zgjedhje.

“Për herë të parë BE do të vëzhgojë zgjedhje. Më parë kemi vëzhguar zgjedhje parlamentare. Mirëpo, kësaj radhe, për herë të parë, do të kemi një mision të vëzhgimit të zgjedhjeve lokale”.

“Unë besoj që sulmi i javës së kaluar duhet t’i bindë të gjithë ata në Veri se kjo nuk është e ardhmja që ata e duan, por e kundërta. Pra, jo frika që këto sulme shkaktojnë tek ata”.

“Javën e ardhshme do të vijnë vëzhguesit e parë. Një javë më vonë, do të vijnë dhe ekipet tjera të vëzhguesve dhe misioni i madh gjatë periudhës zgjedhore. Ky mision do të përfshijë më shumë se 100 vëzhgues.”

Ministri i Punëve të Brendshme,  Bajram Rexhepi, u shpreh se policia e Kosovës është e gatshme që të përkujdeset për sigurinë e vëzhguesve dhe për çdo asistencë tjetër.

“Qëllimi kryesor është përkujdesja për sigurinë e vëzhguesve që vijnë nga BE, eskortimi i tyre, akomodimi si dhe çdo asistencë teknike, në mënyrë që këta vëzhgues të kenë qasje në tërë territorin e Kosovës, që të këtë zgjedhje fer dhe transparente, të pranueshme ndërkombëtarisht”.

25/09/2013 10:34

LM