BE me 100 vëzhgues në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Bashkimi Evropian do të vëzhgojë edhe zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

12/09/2017 13:00

Misioni vëzhgues do të përbëhet nga 100 vëzhgues që do të jenë të vendosur në gjithë Kosovën.

Kjo u bë e ditur nga Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle.

Ai tha se për këtë mision nuk është në interes rezultatit i zgjedhjeve, por mbarëvajtja e procesit zgjedhor.
Peterle ka prezantuar edhe Raportin Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Raporti final i EU EOM-it reflekton gjetjet e deklaratës preliminare, ku është gjetur se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës, por nevojitej vullnet politik për t’i adresuar dobësitë e vjetra si dhe problemet e frikësimit në zonat me serbë të Kosovës.

Duke theksuar nevojën për adresimin e frikësimit, Peterle bëri thirrje për “veprim më të vendosur” nga organet me ndikim, duke thënë se “votuesit nga të gjitha komunitetet meritojnë një proces të lirë demokratik.”

“E gjithë korniza ligjore duhet të respektohet në përmirësimin e listës së votuesve që të dihet saktësisht numri i votuesve”.

“Duhet të ketë përmirësim të transparencës qendra e numërimit duhet kenë kushte më të mira”.

“Gjatë zgjedhjeve janë bërë me disa shkelje të drejta të njeriut psh komunitetet janë ato të cilat kanë pësuar shkelje të drejtave të njeriut”.

“Veprat penale duhet te ndiqen dhe njerëzit e këtyre veprave duhet të ndëshkohen”.

“Gjatë fushatës ai ka thënë se duhet të auditon financat e fushatave zgjedhure dhe ato auditime duhet të publikohen”, sqaroi Peterle.

Peterle theksoi se nevojitet vullneti politik nga i gjithë spektri politik për adresimin e rekomandimeve afatgjate, të cilat përfshijnë përmirësimin e listës së votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kohën e mjaftueshme për zgjedhjet e parakohshme, përmirësime në sistemin e votimit jashtë Kosovës, përmirësimin e mekanizmit të ankesave zgjedhore, eliminimin e boshllëqeve në rregullat mbi mbulimin medial të fushatës, si dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave në procesin zgjedhor./Ekonomia Online.