BE: Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidentin në situatë të tensionuar dhe përçarëse

Bashkimi Europian ka leshur një deklaratë për media lidhur me ngjarjet e zhvilluara dje në Kuvendin Kosovës, ku edhe është zgjedhur presidenti i vendit.

Lajme

27/02/2016 10:54

Në deklaratën e lëshuar nga zyra e Komisionerës së larë të BE-së për Punë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, thuhet së Kuvendit i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin president të vendit në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse, transmeton lajmi.net

Po ashtu, në deklaratë thuhet se skenat që kanë ndodhur dje janë shqetësuese. Sipas  Kocijançiç, BE  pretë nga të gjithë liderët që të veprojnë me përgjegjësi në qetësim të situatës.

Kjo është Komunikata e Zyrës së Federica Mogherinit:

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend janë tejet shqetësuese.

Aktet e dhunës në çfarëdo mënyrë janë të papranueshme. Retorika nxitëse e thellon është më shumë ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun.

Ne presim nga të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për të qetësuar dhe për t’i ulur tensionit