BE kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokën në Deçan

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e vazhdueshme të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 20 majit për çështjen e mosmarrëveshjes për tokën në Deçan.

Lajme

20/04/2017 11:46

“Vendimet e autoritetit më të lartë ligjor të Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen. BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të respektojnë sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë”, thuhet në një kumtesë për media të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Poashtu në kumtesë theksohet se BE-ja dënon çdo veprim që synon të bllokojë qasjen ose përndryshe të pengojë jetën në Manastirin e Deçanit, transmeton Klan Kosova.