BE kërkon nga Prishtina që të lejojë praninë e serbëve në mitingje

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka deklaruar të mërkurën se BE-ja kërkon nga autoritetet përkatëse në Kosovë për të siguruar kushtet për njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në tubimet e politikanëve serbë në prag të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.

Lajme

29/03/2017 13:14

“Ne jemi duke ndjekur ngjarjet në veri të Kosovës në lidhje me vizitat e politikanëve serbë në prag të zgjedhjeve presidenciale serbe të dielën,” ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se mirëpresin vizita të tilla të planifikuara në bazë të marrëveshjeve të  arritura në kuadër të dialogut të Brukselit dhe tha se është për të ardhur keq se vizitat e fundit të planifikuara në bazë të këtyre marrëveshjeve nuk mund të bëhen.

“Ne kemi pranuar raporte rreth bllokimit të rrugëve, duke parandaluar njerëzit që të marrin pjesë në tubimet në veri të Kosovës sot. BE-ja kërkon nga autoritetet përkatëse në Kosovë për të siguruar kushtet për njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në këto tubime “, theksoi zëdhënësja e KE-së, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i saj erdhi pas bllokimit të rrugëve në disa qytete të Kosovës ku u penguan serbët të marrin pjesë në tubimin e planifikuar të mbahet në kuadër të fushatës zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq.

Atje pritet të marr pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.