BE jep 8.5 milionë euro për katër komunat në veri

Zyra e BE-së në Kosovë ka ndarë 8.5 milionë euro për katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin  dhe Zubin Potokun.

Lajme

23/12/2014 20:08

Si raporton KTV, ky grant që i dedikohet këtyre komunave me shumicë të popullatës serbe, parashihet të shërbejë për zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e infrastrukturës në këtë pjesë. Në ceremoninë e ndarjes së këtij granti ishin të pranishëm përfaqësuesit e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

“Kjo ngjarje shënon të arriturën e parë në shpërndarjen e zarfit me 38.5 milionë euro, që janë alokuar nga BE-ja në mbështetje të rigjenerimit ekonomik dhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në komunat veriore”, kanë thënë zyrtarët e BE-së me këtë rast, transmeton koha.net.