BE-ja tenton ta shfajësojë Serbinë

Përderisa organizatat e futbollit si FIFA dhe UEFA bënë thirrje që “politika të mos përzihet në sport”, pas incidenteve në stadiumin e Beogradit, Bashkimi Evropian (BE) në reagimin e tij rreth këtyre zhvillimeve i shkoi për shtat kryeministrit të Serbisë dhe nuk përmendi fare dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë, por vetëm “ndërprerjen” dhe incidentin.

Lajme

16/10/2014 08:51

Vetëm pak kohë pasi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk dëshiron të dëgjojë asnjë qortim nga Brukseli, dhe se mezi pret reagimin e BE-së, kjo e fundit ia bëri qejfin. 

I çuditshëm ka qenë konstatimi në prononcimin e Maja Koçjancic, zëdhënëses së baroneshës Catherine Ashton, e cla ka thënë se “autoritetet e Serbisë profesionalisht janë përballur me situatën”, edhe pse hetimet për përgjegjësinë e organizatorëve ende nuk janë kryer.

BE-ja nuk ka thënë asnjë fjalë për thirrjet “vritni shqiptarët”, për hedhjen e mjeteve të forta në fushë, për arrestimin e ambasadorit shqiptar, për mospengimin e tifozëve që të futen në fushë, e as nuk ka përmendur dhunën, por “incidentin” e ka përmendur në njëjës.