BE-ja ta ndryshojë politikën për refugjatët!

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks tha se politika evropiane për refugjatët nuk është e qëndrueshme dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjë ndryshime shumë shpejt.

Bota

24/03/2017 07:58

Ai beson se shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin në konsideratë lidhjet familjare, kur i zhvendosin azilkërkuesit dhe të harmonizojnë sistemin e ndihmës që marrin.