BE-ja porosit Turqinë që të mos kerqpërdor sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian do të ftojë Turqinë që të mos shkatërrojë përpjekjet e BE-së për sanksionet e aplikuara kundër Rusisë, si dhe do të kërkojë bashkëpunim më të afërt të saj në luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, gjatë vizitës së zyrtarëve të lartë evropianë gjatë javës së ardhshme në Ankara. 

Bota

07/12/2014 15:06

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, komisari për zgjerim, Johanes Hahn dhe komisari për ndihma humanitare, Hristos Stilianides, do të udhëtojnë të hënën për një vizitë dyditore në Turqi, që do të orientohet në nxitjen e marrëdhënieve shpesh të tensionuara midis Turqisë dhe BE-së.

Kjo vizitë vjen vetëm një javë pas vizitës së presidentit rus, Vlladimir Putin në Turqi, gjatë së cilës Moska shpalli se ndërpret ndërtimin e gazsjellësit rrjedha jugore dhe e ka emëruar Turqinë si partner të dëshirueshëm për gazsjellësin alternativ, transmeton agjencia e lajmeve Reuters

Turqia nuk i është bashkuar sanksioneve të vendeve perëndimore të aplikuara kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.

Zyrtarët e BE-së vazhdojnë me presione ndaj Turqisë që t’i bashkohet sanksioneve ose që të paktën të mos e shfrytëzojë situatën me eksportim të produkteve të ndaluara të BE-së në Rusi, tha një burim evropian që deshi të mbetet anonim.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e BE-së do të takohen me presidentin Erdogan dhe kryeministrin  Davutoglu, si dhe do të vizitojnë një kamp të refugjatëve sirianë e irakianë.

“Vizita…është indikacion i fuqishëm i rëndësisë strategjike ndërmjet Turqisë dhe BE-së dhe dëshirës sonë që të përshpejtojmë zgjerimin”, ka thënë Mogherini në komunikatë.