BE-ja ka një plan për ta hequr Google nga Evropa

Google ka qenë vazhdimisht objekt jo-i besueshëm në Evropë gjatë dekadës së fundit. Financial Times raporton se Parlamenti Evropian është në prag të marrjes së hapave edhe më drastik ndaj Google, që do ta bëj gjigandin kërkimor në internet të 'pushojë' së funksionuari në Evropë.

Auto & Tek

22/11/2014 13:51

BE-ja është duke përgatitur një plan që do të bëjë ‘pushimin’ e gjigandit kërkimor në internet, në mënyrë të veçantë do ta ‘ndajë’ atë nga motorët e tjerë të kërkimit në internet.

Vetëm pesë muaj më parë Google filloi t’i heqë lidhjet e dyshimta në faqe, në përgjigje të rregullave të reja të Evropës. Kompania është kritikuar vazhdimisht, si për dominimin e saj komercial gjithashtu edhe në lidhje me jetën private të njerëzve, transmeton Lajmi.net.

Siç vëren Financial Times, Parlamenti Evropian nuk e ka ende autoritetin për ta pushuar së punuari në Evropë një kompani si Google, por e ka aftësinë për të vendosur ligje të reja, të cilat mund të ndikojnë në gjigandin e kërkimit.

Kur u pyet nga Financial Times pse një masë drastike si kjo e ‘pushimit të Google në Evropë’ ishte e nevojshme, Ramon Tremosa, një anëtar spanjoll i parlamentit të BE-së që e hartoi mocionin, tha se komisioni nuk mundi të kërkonte për sekretet algoritmike të Google, dhe kështu kërkoi mjete të tjera për ta ndaluar pushtetin e saj.