BE-ja i ofron Turqisë para dhe hapjen e kapitujve për pranim nëse ndihmon në krizën e migrantëve

Turqia do të ndihmojë BE-në të përballojë fluksin e madh të emigrantëve që po rrezikojnë të ardhmen e Shengenit, dhe si këmbim për këtë do të marrë të holla dhe rinisjen e negociatave të bllokuara për anëtarësim në BE, thuhet në një dokument me rastin e fillimit të samitit mes BE-së dhe Turqisë që është mbajtur sot në Bruksel, shkruan Reuters.

Bota

29/11/2015 15:10

“Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi menjëherë, dhe të dy palët janë dakorduar të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre për migrantët të cilët nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, të sigurojnë zbatimin e ripranimit dhe kthimin urgjent të migrantëve që nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare nga vendlindja e tyre”, transmeton lajmi.net.

Siç parashikohet, Turqia do të marrë një ndihmë fillestare në vlerë prej tre miliardë euro për të përballuar fluksin e refugjatëve në territorin e saj, me mundësi që kjo shumë të rritet në varësi të zhvillimeve.

BE-ja gjithashtu obligohet që gjatë muajit dhjetor të hapë kapitullin e ardhshëm të negociatave për pranimin e Turqisë, biseda këto që po tërhiqen zvarrë që nga viti 2005, dhe të përgatiten për bisedime tjera gjatë tre muajve të parë të vitit të ardhshëm. (lajmi.net)