BE-ja e hapur për vazhdim të bisedimeve Britaninë e Madhe

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ende ka kohë për bisedime mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexitin.

Bota

16/01/2019 13:45

Merkel ka deklaruar se i vije keq për vendimin e parlamentit britanik për të hedhur poshtë marrëveshjen të cilën kryeministrja Theresa May e kishte arritur me udhëheqësit e BE-së.

“Padyshim se ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje të duhur por jemi të gatshëm edhe nëse nuk arrihet një zgjidhje” ka thënë Merkel për mediat në Berlin.

Sipas kancelares Merkel “ ende ka kohë për negociata mirëpo Bashkimi Evropian tash po pret sugjerimet e kryeministres britanike”. /Rel