BE-ja 50 i jep milionë euro ndihmë Maqedonisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq njoftoi për Alsat M se Bashkimi Evropian ka siguruar 50 milionë euro ndihmë për Maqedoninë për ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

Lajme

13/03/2016 09:14

Deklarata me shkrim tregon rregullat sipas të cilave Komisioni Evropian transferon para për këtë qëllim janë shumë të ashpra.

“Një çështje e rëndësishme për të cilën autoritetet duhet të jenë të vetëdijshëm është se rregullat rreth asaj se si ne i përdorim paratë e taksapaguesve janë shumë të ashpra. Ne paratë e Bashkimit Evropian nuk i transferojmë direkt në llogaritë e qeverive, por i paguajmë sipas qëllimit, mbështesim apo financojmë logjistikë ose aktivitete bazuar në nevojat e identifikuara”, u shpreh Maja Koçijançiç.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se që nga fillimi i krizës së refugjatëve Komisioni Evropian deri më tani ka ndarë 16 milionë euro për Maqedoninë, për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të kufirit dhe gjendjes së emigrantëve.

Nga Komisioni thonë edhe pse kanë pritur gjatë kohë nga autoritetet maqedonase të dërgojnë një vlerësim për nevojat, Komisioni me një masë të veçantë ka siguruar 10 milionë euro që do të përdoren për të përmirësuar kapacitetin e policisë kufitare dhe kostot shtesë që i ka shteti.