BE ia bllokon AKI-së përgjimet

Bashkimit Evropian nuk ia kanë lejuar AKI-së përgjimin e kosovarëve pa vendim të Gjykatës. Institucionet ndërkombëtare kanë kërkuar nga Qeveria që të bëjë ndryshime në draft ligjin e fundit të përpiluar mbi “Përgjimin e komunikimeve elektronike\".

Lajme

25/03/2014 07:21

Drejtues të Bashkimit Evropian (BE) i kanë bërë “bllok” përgjimeve të bisedave, komunikimeve elektronike të kosovarëve nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) pa vendim të Gjykatës, shkruan gazeta “Zëri” në numrin e sotshëm.

Me projektligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, Qeveria e Kosovës ia kishte përgatitur terrenin AKI-së për përgjimin e qytetarëve edhe pa urdhër paraprak nga Gjykata, mirëpo një iniciativë e tillë është kundërshtuar fuqishëm nga ndërkombëtarët.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, institucionet ndërkombëtare kanë kërkuar nga Qeveria që të bëjë ndryshime në draft ligjin e fundit të përpiluar mbi “Përgjimin e komunikimeve elektronike”.

Në anën tjetër, Volra Çitaku, ministre Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, i ka thënë kësaj gazete se me ndryshimet e bëra, Projektligji është në përputhje me të gjitha direktivat e BE-së.

“Më së shumti ka pasur ankesa nga Komisioni Evropian tek kompetencat e AKI-së, të cilat i kemi përmirësuar dhe ky projektligj nuk ia mundëson këtij agjencioni përgjimin pa urdhër paraprak të Gjykatës.