BE i hap rrugë kandidimit të Bosnjës

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian i kanë zhbllokuar rrugën Bosnjës për kandidimin e saj në Union, duke rënë dakord që të nënshkruajnë një pakt ekonomik dhe tregtar me këtë vend.

Lajme

16/03/2015 21:19

Sipas gazetës amerikane “Wall Street Journal”,  udhëheqësit e saj u zotuan se do të zbatojnë një sërë reformash.

Pakti para-anëtarësimit do të mundësojë mbështetjen e Bashkimit Evropian  për Bosnjën që gradualisht të hiqen pengesat në tregti.