BE garanton se do hiqet barrikada mbi Ibër (Video)

Mitrovica jugore dhe ajo veriore ende janë duke zhvilluar diskutime sa i përket nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për caktimin e vijës kadastrale mes dy komunave.

Lajme

19/10/2015 22:23

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se përgatitja e hartave të zonave kadastrale të komunave dhe plani rregullues i detajuar janë ende duke u punuar.

Samuel Zhbogar , Shef i Zyrës së BE- së në Kosovë lavdëroi durimin e të dy palëve, duke veçuar dy kryetarët Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë ditëve të fundit.

Edita Tahiri, ministre për Dialog nga ana e saj ka vlerësuar se heqja e barrikadës nga ana e Bashkimit Evropian i jep fund ndarjes së Mitrovicës. Sipas saj, prej një ure ndarëse kjo urë po bëhet urë bashkimi për Mitrovicën dhe Kosovën.

YouTube player