BE: Frikë nga dhuna pas thirrjeve të Bashës

Faqja zyrtare e Brukselit, Eureporter, shkruan se BE është e frikësuar nga shpërthimi i dhunës në rrugët e Tiranës, nga protestuesit e PD-së.

Lajme

22/04/2017 12:22

“Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit të  MEP (Anëtarët e Parlamentit Europian) në Shqipëri”, thuhet në titullin e shkrimit, që ka për autor Martin Banks.  Në shkrim thuhet se opozita refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse Rama nuk largohet dhe nuk formohet qeveria teknike, por nga ana tjetër Mogherini është ndër ata që kanë shprehur shqetësim rreth bojkotit, duke shprehur keqardhje për mos regjistrimin në proces.  “Ligjbërësit e opozitës po refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet dhe një qeveri teknike është formuar për të udhëhequr vendin në ditën e zgjedhjeve.

Por Mogherini është ndër ata që kanë shprehur shqetësim rreth bojkotit, me zyrtaren italiane që e përshkruan këtë dhe refuzimin e opozitës për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, si “keqardhje”, thuhet në shkrim. Më tej, shkrimi vazhdon se ndërhyrja e përfaqësueses së lartë vjen në një sfond tensionesh në rritje në vendin tone. Banks shkruan se ekziston një frikë për shpërthimin e një dhune të re në rrugët e Tiranës.

Frikë, e cila përforcohet edhe nga deklaratat e forta të Bashës për goditje me grushta e çarje gomash, si dhe precedentët e mëparshëm në zgjedhjet e 2013 dhe 21 janari.

“Ndërhyrja e saj vjen në mes të një sfondi të tensioneve në rritje në vend.

Të hënën, ditën që negociuesit e Parlamentit Evropian pritet të mbërrijnë në Tiranë, opozita e Shqipërisë thotë se do të bllokojë rrugët e vendit si pjesë e fushatës së saj dy mujore për të pasur një kabinet teknik, të vendosur për të qeverisur deri në zgjedhjet parlamentare në qershor. Ekziston frika në rritje se delegacioni i Parlamentit Europian do të përkojë me një shpërthim të ri të dhunës në rrugët e Tiranës. Frika e tillë është ushqyer më tej nga komentet e fundit të paraqitura nga mbështetësit e tij nga Basha, duke përfshirë edhe atë që thotë: ‘A doni luftë? Luftë do të ketë”, thuhet në shkrim.

“Që nga mesi i muajit shkurt, mbështetësit e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë dhe organizuan demostrata para zyrës së kryeministrit Edi Rama. Reforma gjyqësore e miratuar unanimisht vitin e kaluar dhe e përgatitur me ndihmën e ekspertëve të BE dhe SHBA, është penguar nga bojkoti i opozitës” e përfundon Martin Banks shkrimin e tij.

282816_1492851383-65504