“BE fajtore që Ballkani Perëndimor është në prag të kolapsit”

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçak tha se dy vende të Ballkanit Perëndimor, janë në prag të kolapsit dhe tre të tjera janë në krizë të thelle politike.

Lajme

24/03/2017 12:25

Ai ka thënë,se nëse BE-ja nuk e kthen vëmendjen nga këto probleme, do të jetë përgjegjësi e saj nëse rajoni përfshihet në ‘luftë’, transmeton lajmi.net.

Lajçak ka thënë, se BE duhet të përmbush premtimet dhe detyrar që ka ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, ky mund të jetë kolaps.

“Ky, pra, është paralajmërimi im. Për BE-në, por edhe për rajonin. Sepse në qoftë se të dy vende janë në prag të kolapsit, atëherë gjërat mund të ndalojnë proceset në drejtime të kundërta, kjo është obligim dhe përgjegjësi jo vetëm për rajon, por edhe për ne që jemi në BE”, ka thënë Lajçak në një intervistë për mediat në Sarajevë. /Lajmi.net/