BE e zhgënjyer me incidentin e mbrëmshëm

Bashkimi Europian ka shprehur zhgënjimin për incidentin e mbrëmshëm në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku huliganë serb sulmuan futbollistët shqiptarë në fundin e pjesës së parë.

Lajme

15/10/2014 15:08

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se politika nuk duhet të udhëhiqet nga provokimet në stadium.

Duke komentuar atë se çfarë ndodhi në stadium zëdhënësja e Kocijançiq, ka lavdëruar reagimin e Policisë së Serbisë në situatën e krijuar.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se BE mbështet bashkëpunimin rajonal dhe mirëpret vizitën e planifikuar  të Edi Ramës në Beograd.

“Ne jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e djeshme, pas aktit të provokimit, të ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri. Autoritetet serbe demonstruan profesionalizëm në përballje me situatën”.

“Në konsiderojmë se politika nuk duhet të udhëhiqet nga provokimet në stadium. Ne nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mirëpresim vizitën e planifikuar të Kryeministrit Rama në Serbi” ka thënë ka thënë Kocijançiq në konferencën për shtyp, transmeton Koha.net.

Futbollistët e kombëtares shqiptare dhe trajneri kanë thënë se huliganët janë lejuar të hynë në fushë dhe të sulmojnë ata dhe se nuk kanë pasur mbrojtjen e duhur të organeve të rendit.