BE dhe SHBA sot tregojnë datën e mbajtës së zgjedhjeve në Maqedoni

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve, Aivo Orav dhe Xhes Bejli sot pas dite do ta publikojnë vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare për atë nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike për me 24 prill, informuan mbrëmë nga ambasada e SHBA-ve dhe BE-së në Shkup.

Lajme

20/02/2016 11:21

Ambasadorët do ta vlerësojnë situatën në tri sfera të përgatitjes për zgjedhje, edhe atë KSHZ dhe Lista Zgjedhore, në raport me personelin e KSHZ-së dhe revizionin e Listës Zgjedhore, mediet, raportimi i balancuar dhe marrëveshja e katër partive politike për reformat në medie, ndarja e shtetit nga partia në pushtet.

Vlerësimin para opinionit pritet që ta prezantojnë ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-ve pasi që fillimisht përmbajtjen e tij do t`ia japin kryeministrit Emil Dimitriev dhe partive politike, transmeton zhurnal.mk

Kur jemi te plotësimi i kritereve, ambasadorët i vendosën para një muaji, marrëveshje për reformat në medie nuk ka, ndërsa bisedimet janë bllokuar.

Në raport me pastrimin e Listës Zgjedhore, procesi ende nuk ka nisur, ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk mund të thotë se kur ai do të përfundoje.

Sipas informacioneve nga partitë, për kriterin e tretë, për krijimin e një mekanizmi efikas të ndarjes së partisë në pushtet nga shteti, as që është diskutuar, transmeton zhurnal.mk